Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Zgjerimi i kredisë, sipërmarrja i rikthehet investimeve

Zgjerimi i kredisë, sipërmarrja i rikthehet investimeve

2 min read
1
34

TIRANE, 12 Janar /ATSH/- Investim në ekonomi dhe tregu i pasurive të paluajtshme po njeh një perspektivë zhvillimi bashkëkohor në vendin tonë, nxitur nga mundësitë e financimit që po stimulojnë sistemi bankar përmes kredisë afatgjatë.

Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, (AAB) kreditë afatgjata, me maturim më të gjatë se pesë vjet, në nëntor 2017 arritën në afro 293 miliardë lekë, nga 269 miliardë lekë që ishin në fillim të vitit.

Dhënia e më shumë kredive afatgjata tregon se bankat kanë mbështetur më shumë projekte të reja investimi duke rikthyer sipërmarrjen në çeljen e aktiviteteve të reja. Portofoli i kredive afatgjata për biznesin ka arritur në 153 miliardë lekë, në rritje me 15 miliardë lekë që nga fillimi vitit.

Rritja e këtij treguesi është në vetvete një sinjal pozitiv jo vetëm për likujditetin financiar të tregut por edhe gjallërimin e ekonomisë së vendit, të investimeve, konsumit e shërbimeve.

Sipas ekspertëve bankar, ky tregues pozitiv i kreditimit dëshmon që bankat janë të gatshme të marrin përsipër financimin në horizonte të gjata kohore, favorizuar nga investime të qëndrueshme e me impakt në rritjen e të ardhurave. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…