Home Lajme Nga Vendi WowTravel: 8 gjërat kryesore që mund të bëni në Tiranë

WowTravel: 8 gjërat kryesore që mund të bëni në Tiranë

Albania

TIRANË, 10 Shtator /ATSH/ – Kjo është një guidë e shkurtër e tetë gjërave kryesore që turistët mund të bëjnë në kryeqytetin shqiptar sipas blogut të udhëtimeve WowTravel.

 

1. Sheshi Skëndërbej – Në zemër të Tiranës, Sheshi Skëndërbej është një vend takimi mjaft i gjallë, i rrethuar me disa nga atraksionet turistike më të rëndësishme të qytetit. Në mes të sheshit qëndron krenar statuja e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Përreth gjenden të gjitha objektet kulturore më të rëndësishme si xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit, Monumenti i Skëndërbeut, Muzeu Kombëtar si dhe Pallati i Kulturës.

xhamia e et'them beut2. Xhamia e Et’hem Beut – Kjo xhami është e lokalizuar në qendër të kryeqytetit shqiptar dhe ndërtimi i saj nisi në 1789 nga Beu Molla dhe u përfundua në 1823 nga i biri i tij Ethem Pasha (Haxhi Ethem Beu), stërnip i Sulejman Pashës. Gjatë sistemit komunist, xhamia u mbyll. Më 18 janar të vitit 1991, pavarësisht kundërshtimit nga autoritetet komuniste, 10 mijë persona hynë në vend me flamuj duke bërë hapin e parë të rrëzimit të regjimit komunist. Afreskot e xhamisë përfshijnë pemë, ujëvara dhe ura; ndonëse pikturat e jetës janë të rralla në artin islam.

3. Blloku – Zona e Bllokut, është shndërruar në zonën më të frekuentuar dhe më të gjallë të qytetit. I mbushur me butikë, dyqane, kafe, restorante, lokale trendi dhe klube nate, blloku është vendi ku shihet më tepër se kudo ndryshimi i shpejtë i këtij qyteti kosmopolitan.

blloku4. Piramida e Tiranës – Piramida e ndërtuar gjatë kohës së komunizmit si një muze përkujtues i diktatorit të urryer komunist, Enver Hoxha, ish-lider i shqiptarëve që pasoi idealet e stalinizmit për dekada pasi diktatori rus ndërroi jetë. Objekti është i rrënuar, dritaret me xhama janë të thyera dhe muret e tij janë përplot me zhgarravina të shëmtuara. Piramida e Tiranës, e vendosur në qendër të qytetit ka një lidhje të fortë emocionale dhe politike që e bën të vështirë prishjen e saj.

piramida

 

 


5. Parku i Madh, Liqeni
– Ky park urban është vendi perfekt për t’u relaksuar në një pasdite dhe është vendi perfekt për të shëtitur si me fëmijë, të rritur apo të moshuar. Rrugicat e saj të shumta dhe skena natyrore në mes të qytetit e bën atë një vend të këndshëm për t’u arratisur. Përgjatë parkut ka mjaft lokale si dhe dyqane ku shiten artikuj të ndryshëm.

Parku i madh, liqeni6. Mali i Dajtit – Ky destinacion udhëtimi është për personat aktivë që adhurojnë ngjitjen në majë të malit më të lartë të qytetit në shkëmbim të një pamje mbreslënëse. Gjithashtu mund të shijoni bukuritë e malit edhe duke u ngjitur me teleferik apo me makinë, drejt Parkut Kombëtar të Tiranës. Parku është një zonë e rëndësishme me kafshë e gjitarë të ndryshëm, si derri i egër, ujqër, dhelpra, lepuj, arinj të murrmë, mace të egra etj.

mali i dajtit

 

7. Lokali dhe Restoranti Panoramik “Sky Club” – Ky bar e restorant paronamik është një nga më të mirët në qytet dhe përveç ushqimit të shijshëm ofron dhe pamjen më të bukur të Tiranës gjatë ditës dhe natës në 360 gradë. Sky Club është i hapur çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 12:00 të mbrëmjes dhe është në tarracën e Sky Tower.

pamje nga sky tower

 

 

 

8. Durrës – Përtej Tiranës, një atraksion është dhe Durrësi, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë dhe një nga qytetet më të lashtë, themeluar në shekullin e 7-të para lindjes së krishtit. Durrësi është një qytet i mrekullueshëm për të ecur dhe për të kundruar, një qytet me plazhe ranore dhe lehtësisht i arritshëm nga Tirana me makinë ose me tren (rreth 50 km distancë). Sigurohuni të vizitoni murin Bizantin, Sheshin e qytetit, Bazilikën e Arapaj VI, Amfiteatrin, Kullën Veneciane, Kullën e Karl Topisë dhe Murin Turk.

 

Linku origjinal

/s.b.//m.m/

Load More Related Articles
Load More By Suada Bajraktari
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…