Home Aktualitet VIDEO/ UKT lehtësira për debitorët me vështirësi ekonomike

VIDEO/ UKT lehtësira për debitorët me vështirësi ekonomike

3 min read
0
28

-Intervistë me Elvin Tivari, Drejtori i Departamentit të Shitjeve në UKT-

TIRANË, 13 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ujësjellës Kanalizime Tiranë mundëson procedura të lehtësuara për regjistrimin e kontratave të reja, teksa ofron ndihmë dhe për qytetarët me ndihmë ekonomike.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Elvin Tivari, Drejtori i Departamentit të Shitjeve në UKT, tha se të gjithë qytetarët e kryeqytetit që duan të regjistrojnë një kontratë të re, tashmë i duhet vetëm një kartë identiteti dhe mjafton të paraqitet në pikën UKT më të afërt për të bërë aplikimin.

“Në raste normale do duhej dhe dokumenti i pronësisë, por kur nuk e disponon, tashmë falë një marrëveshje me ALUIZNI dhe punonjës të UKT janë të autorizuar të marrin informacione automatikisht nga sistemi i ALUIZNI-it  nëse aplikuesi është ose jo në proces legalizimi”, tha Tivari.

Ai gjithashtu tha se UKT i vjen në ndihmë dhe personave me problem ekonomike, që janë pas me pagesat.

“Në këtë rast abonentit i ofrohet mundësia të bëjë akt marrëveshje me UKT. Ekzistojnë dy forma të aktmarrëveshje. Ajo për abonentët familjarë normalë, që paguajnë 2000 lekë nga fatura debitore dhe koston e plotë të faturës koherente, si edhe në rastin e dytë, kur është një abonentë me problem ekonomike, që paguajnë gjysmën e kësaj shume, pra 1000 lekë të faturës debitore dhe pagesën e faturës koherente”, tha Tivari. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arbi Fortuzi
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

VIDEO/ Toka mund të prodhojë pasuri

TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/- Toka prodhon pasuri. Ky ishte mesazhi që Kryeministri Edi Rama u …