Home Aktualitet VIDEO/ Skemë e re për mbështetjen financiare të fermerëve dhe agro përpunuesve

VIDEO/ Skemë e re për mbështetjen financiare të fermerëve dhe agro përpunuesve

4 min read
0
24

TIRANE, 13 Shkurt/ATSH/-Kryeministri Edi Rama vizitoi të martën një fermë në Durrës ku prezantoi edhe skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve dhe agro përpunuesve, një paketë kjo sipas tij, mundësish për fuqizimin e bujqësisë e blegtorisë.

Rama tha se fermerëve nuk do t’u duhet të paguajnë më para nga xhepi për matrikullimin e bagëtive. “Skema e re që po aplikohet do të jetë një stimul për qytetarë të tjerë që të përfshihen më tepër në blegtori”, deklaroi Rama.

Skemën e aplikuar deri në fillim të këtij viti ku fermeri paguante klinikat e veterinerëve për matrikullimin e gjësë së gjallë, kryeministri Rama e ka konsideruar si de motivuese.

Skema e re në sektorin blegtoral i shërben edhe statistikave të gjësë së gjallë në vend për të ndihmuar më tej politikbërësit në hartimin e strategjive për zhvillimin e këtij sektori.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi shpjegoi se me skemën e re do të jetë shteti që për çdo lindje të bagëtisë së imët apo gjedhit dhe regjistrim të ri, do të paguajë fermerin në masën 500 dhe 2000 lekë.

Me skemën e re fermeri, tha ai, përfiton gati dy fish të vlerës së matrikullimit. Ndërkohë ai bëri të ditur se ferma do të shërbejë edhe si pikë grumbullimi për blegtorët e zonës.

“Ne japim 2.5 milion lekë për çdo pikë grumbullimi”, tha Peleshi. Ndërkohë, shtoi ai, pika e grumbullimit mbështetet nga ministria edhe me enë të çertifikuara nga Bashkimi Europian për të transportuar qumështin nga fermeri tek pika e grumbullimit.

“Transportimi me cisterna plastike nuk do të lejohet më. Do të bëhet vetëm me çisterna inoksi. Ne synojmë jo vetëm rritjen e prodhimit por edhe rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorin”, deklaroi kreu i MB-së.

Ferma “Amaltia”, në Durrës synon krijimin e një marke shqiptare për qumështin dhe produktet e tij./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2018

RAYONG (Tajlandë) – SHBA dhe Tajlanda zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake &#…