Home Aktualitet VIDEO/ Shqipëria turistike prezantohet në mediat skandinave

VIDEO/ Shqipëria turistike prezantohet në mediat skandinave

4 min read
1
83

TIRANË, 13 Janar/ATSH / -Plazhet e Sarandës dhe Durrësit janë prezantuar në mediat skandinave si dy plazhe për tu vizituar gjatë vitit 2018.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook, një video të emisionit ku prezantohen karakteristikat e të dy plazheve dhe çfarë mund të gjejnë turistët skandinavë aty.

“Mirëmëngjes dhe me këtë prezantim të bukur të Shqipërisë turistike në mediat skandinave, ju uroj një ditë të mbarë”’, shkruan Kryeministri Rama.

Në video prezantuesit skandinavë theksojnë se, Shqipërinë dhe Sarandën i kemi prej disa kohe tashmë. Për të filluar me Sarandën si fillim. Është një pikë shumë e bukur turistike që ndodhet në kontinent dhe ka Korfuzin në anën tjetër të gjirit.Është një qytet shumë i lirë, me ushqim të mirë vendas, mundësi për ekskursione, kalata që mundësojnë banjo dielli në plazhe gurore. Por ka dhe plazhe me përzierje gurësh dhe rëre, por kryesisht plazhet janë gurore.

Resortet janë direkt në breg, me ballkone me pamje nga deti, më mirë se kaq nuk mund të bëhet. Nuk ka shumë hotele të mëdha, por kryesisht janë hotele të vogla intime dhe mund të integrohesh lehtë me vendasit dhe të bëhesh mik edhe me pronarin e hotelit.

Nëse do të zhvendosesh në drejtim të veriut, është dhe e reja jonë për këtë vit që quhet “bregdeti i Durrësit”. Ndodhet përafërsisht 30-40 km nga kryeqyteti, Tirana. Këtu kemi të bëjmë me plazhe që i ngjajnë Alcudias në Majorka. Një plazh i gjatë prej 7 km, 30 metra i gjerë dhe rreth 20 metra nga vija bregdetare para se uji të thellohet, pra perfekt për familje me fëmijë.

Hotelet ndodhen direkt në plazh. Për momentin ne jemi duke ndërtuar hotelin tonë, në të cilin shpresojmë të dërgojmë shumë familje me fëmijë. Në këtë hole do të ketë gjithçka çfarë kërkohet, si hapësirat e përshtatshme për fëmijë, kurse noti, shumë fëmijë të tjerë Skandinavë që mund të luajnë së bashku, paketa gjithëpërfshirëse si edhe ambiente për të rritur.

“Besoj që më duhet të porosis një udhëtim menjëherë”, theksoi prezantuesja e emisionit.

“Unë isha para një muaji dhe u impresionova. Unë e kam porositur që tani një udhëtim, shprehet prezantuesi tjetër. /gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…