Home Lajme Nga Vendi VIDEO/ ”Hëna e trefishtë” dhuron spektakël në qiellin e Massachusetts

VIDEO/ ”Hëna e trefishtë” dhuron spektakël në qiellin e Massachusetts

2 min read
0
42

TIRANE, 31 Janar /ATSH/ – ”Hëna e trefishtë” ka dhënë një spektakël qiellor në qytetin e Massachusetts në Amerikë.

Pamjet spektakolare të hënës e cila duket si një ”super” hënë për nga madhësia dhe me një ngjyrë të artë ka dhuruar spektakël në qiellin e qytetit amerikan. Pamjet e pabesueshme janë realizuar nga dy kamerat e WCVB Channel 5 Boston të cilat tregojnë vendosjen e ”Hënë së trefishtë” mbi Massachusetts.

Hëna e plotë e 31 janarit është e veçantë për tre arsye: është e treta në një seri “super hënash”, kur Hëna është më afër Tokës në orbitën e saj bëhet rreth 14 për qind më e ndritshme se zakonisht.

Është gjithashtu hëna e dytë e plotë e muajit, zakonisht i njohur si “hëna blu”. Hëna super blu do të kalojë përmes hijes së Tokës për t’u dhënë shikuesve në vendin e duhur një eklips total hënor. Ndërsa Hëna është në hijen e Tokës, ajo do të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, e njohur si “hëna e gjakut”.

/a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

STUDIM – Nuk ekzistojnë më kuaj të egër në Tokë

KANSAS, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Nuk ekzistojnë më kuaj të egër në Tokë njoftuan sot s…