Home Bota VËZHGIM – Rrugëtimi i gjatë drejt qeverisë së koalicionit të madh

VËZHGIM – Rrugëtimi i gjatë drejt qeverisë së koalicionit të madh

5 min read
0
10

BERLIN, 12 janar /ATSH-AFP/ – Marrëveshja në parim e arritur sot mes konservatorëve dhe social-demokratëve për formimin e qeverisë gjermane shënon një hap të rëndësishëm për të nxjerrë vendin nga ngërçi politik, por jo vetëm.

Më e mira pritet të finalizohet në mars, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

– Të panjohurat e SPD-së –

Krerët kryesorë të SPD-së negociuan arritjen e kompromisit dhe u rekomandojnë organeve të tyre të brendshme për të mbështetur idenë e një qeverie të re koalicioni me kristian-demokratët e Angela Merkel.

Dy forcat politike kanë qeverisuar tashmë së bashku mes viteve 2005 dhe 2009 më pas mes viteve 2013 dhe 2017.

Kryesia e partisë në tërësinë e saj duhet të japë pëlqimin pa shumë probleme mesditën e sotme. Nga ana tjetër, rezultati është shumë më i pasigurtë në lidhje me bazën, mjaft e rezervuar pas një disfate të turpshme në legjislativet, për të shërbyer sërish si pjesë plotësuese e qendrës së djathtë. Një kongres i partisë më 21 janar në Bon do të jetë vendimtar. Lideri i partisë, Martin Schulz premtoi se do të bënte fushatës gjatë gjithë javës së ardhshme për të bindur grupimet skeptike.

-Kontrata e koalicionit –

Nëse kongresi i SPD-së jep miratimin e tij, atëherë negociata më të detajuara në lidhje me kontratën e koalicionit mund të fillojnë në fund të janarit.

Udhërrëfyesi i përgjithshëm i hartuar të premten do të jetë në atë kohë i kompletuar. Merkel u shpreh se pret diskutime ‘’sërish të vështira”. Ato mund të zgjasin disa javë. Në përfundim të tyre, SPD premtoi se do të paraqesë rezultatet e bisedimeve këtë herë përpara aktivistëve, të thirrur për të dhënë verdiktin e tyre gjatë një konsultimi të brendshëm me postë. Procedura gjithashtu do të kërkojë edhe disa javë.

– Zgjedhja nga Bundestagu-

Nëse SPD i hap përfundimisht dritën jeshile, Angela Merkel i mbetet akoma për t’u drejtuar përpara Dhomës së Deputetëve për një mandat të ri. Është Bundestagu që emëron kancelarin apo kancelaren. Dhe i duhet për më tej të formojë qeverinë për të ndërmarrë detyrën më të vështirë, të qëndrojë në këtë post deri në fund të mandatit katër vjeçar me një rekord jetëgjatësie që nga 1945 në vend.

Gjermanët masivisht kanë dyshime, referuar një sondazhi të publikuar këtë javë, pasi kancelarja po starton e brishtë pas një rezultati zhgënjyes në zgjedhjet parlamentare.

”Nëse vërejmë popullaritetin e saj, konstatojmë se Angela Merkel e ka tejkaluar zenitin e saj”, u shpreh politologu Oskar Niedermayer në të përditshmen ‘’ Handelsblatt”.

”Në interesin zgjedhor të partisë së saj, ajo nuk pritet të shkojë deri në fund të mandatit”, shtoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Vilma Bytyci
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…