Home Art, Kulture dhe Argetim Varret ilire të Selcës, destinacion për turizmin historik

Varret ilire të Selcës, destinacion për turizmin historik

varretTIRANË, 21 Prill / ATSH / -Pogradeci dhe zona afër tij, kanë qenë vendbanime të rëndësishme në lashtësi. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset Ilire mbi 2000 vjet para lindjës së Krishtit .

Gjurmë të kësaj lashtësie gjenden afër Buqezës, ku ndodhen disa palafite prehistorike të ndërtuara mbi sipërfaqen e ujit.

Varret monumentale të Selcës së Sipërme dhe zbulimet e tjera arkeologjike, flasin për një rajon tepër të zhvilluar në lashtësi. Këtu ka jetuar dhe është varrosur edhe mbreti ilir Klit.

Sipas burimeve të antikitetit, kjo zonë ka qenë e banuar nga Fiset Ilire të Enkelejve dhe Desareteve.

Në këtë rajon në fund te shekullit Vp.k, u formua një shtet i fuqishëm Ilir, me vendbanime dhe kështjella rrotull Liqenit të Ohrit si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj.

Këto qendra kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lufterat Iliro-Maqedonase dhe Iliro Romake. Nëpër këtë zonë kalonte në antikitet edhe rruga e famshme Egnatia, e cila lidhte Romen me Kostandinopojen.

Sot, këto varreza të lashta, janë objekt i ruajtur i kulturës sonë dhe vizitohen nga turist të ndryshëm. /gj.m/

 

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…