Home Ceshtjet Sociale Vajzat shqiptare kryesojnë në botë për prirjet në shkencë

Vajzat shqiptare kryesojnë në botë për prirjet në shkencë

2 min read
4
192

TIRANE, 13 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Shqipëria është një nga vendet e pakta në botë ku gratë dhe vajzat kanë rezultate më të larta se djemtë në shkencë dhe matematikë.

Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Giuseppe Belsito  i ka konsideruar vajzat dhe gratë një pasuri fantastike, ku sipas tij këto të fundit do të jenë edhe e ardhmja e vendit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Un Women(organizatë ndërkombëtare) që operon edhe në Shqipëri, vetëm 28% e të gjithë studiuesve të botës janë gra. Studentet vajza në Shqipëri dominojnë fushën e shkencave të edukimit, pasuar nga nga shëndetësia dhe mirëqenia. Vetëm 5% e vajzave janë diplomuar në inxhinieri. Por më shumë se 71% e studentëve të diplomuar në fushën e shkencave natyrore dhe matematikës janë vajza.

Po kështu, sipas objektivave globale përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor, jetën politike apo pozicione drejtuese përbëjnë tiparet e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

VIDEO/ Toka mund të prodhojë pasuri

TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/- Toka prodhon pasuri. Ky ishte mesazhi që Kryeministri Edi Rama u …