Home Bashkite ne fokus Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e borës në vend

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e borës në vend

tirana me bore (18)TIRANË, 20 Prill/ATSH/.- Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, dimri ka vendosur të rikthehet me borë e temperatura të ulëta në gjithë vendin.

Ndërsa dje bora zbardhi malet e Librazhdit, Krujës e të Kukësit, nuk kishte si të mungonte edhe në Korçë. Në Voskopojë reshjet e borës arrijnë deri në 5 centimetër ndërsa në Dardhë trashësia e saj shkon deri në 15 centimetër.

Borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës së Dardhës, ndërsa temperaturat nesër do të zbresin deri në -2 gradë celsius.

Në zonën e Thethit janë angazhuar borëpastrueset pasi prania madhe e borës ka bllokuar disa rrugë.

Ndërkohë bora ka sjellë problemet e para në Kukës, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave e gurëve ka pasur një bllokim rruge në segmentin Kukës-Bushtricë, konkretisht në fshatin Lusen. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e aksit, ndërsa puna vijon dhe për të rikthyer energjinë elektrike në disa zona në qarkun e Kukësit.

Reshjet e borës kanë zbardhur edhe fshatra të Bulqizës dhe zona të thella të Shkodrës./m.m/

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Bashkite ne fokus
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…