Home Rajoni Kosova Thaçi: Tregu ynë duhet të mbushet me prodhime “Made in Kosova”

Thaçi: Tregu ynë duhet të mbushet me prodhime “Made in Kosova”

3 min read
0
9

PRISHTINË, 13 Shkurt/ATSH/.- “I bëmë 10 vjet si shtet dhe është koha që shteti, tregu jonë, të mbushet me prodhime “Made in Kosova”, theksoi sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Thaçi tha se “duhet të jemi krenarë me të arriturat e Kosovës dhe me arritjet e deritanishme të prodhuesve”.

“Për prodhuesit vendorë janë ballafaquar me sfida të panumërta, por asnjëherë nuk janë dorëzuar, kanë mbijetuar dhe janë zhvilluar. Sot, zhvillimi i Kosovës, sukseset e dekadës sonë të parë, lidhen ngushtë me ju”, nënvizoi Thaçi.

Kreu i vendit shtoi se në dekadën e parë, shteti ynë ka shënuar hapa të rëndësishëm për konsolidimin e shtetësisë, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Kemi nënshkruar MSA-në me Bashkimin Evropian dhe jemi ftuar nga NATO-ja për bashkëpunim të avancuar. Këta dy hapa kanë qenë shumë të rëndësishëm për të ardhmen tonë dhe na kanë vënë fuqishëm në binarë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, pohoi Thaçi.

Presidenti tha se “Kosova ka vazhduar të promovojë dialogun brenda vendit dhe në marrëdhënie me fqinjët tanë, duke u bërë eksportuese e paqes dhe kontribuuese e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal”./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

VIDEO/ Toka mund të prodhojë pasuri

TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/- Toka prodhon pasuri. Ky ishte mesazhi që Kryeministri Edi Rama u …