Home Bota TEKNOLOGJI – Pas bitkoinit vjen monedha kuantike e pafalsifikueshme

TEKNOLOGJI – Pas bitkoinit vjen monedha kuantike e pafalsifikueshme

3 min read
0
42

MILANO, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Pas bitkoinit mund t’i vijë radha e monedhës kuantike, që i përgjigjet ligjeve të pazakonta dhe tipike të botës pafundësisht të vogël, në atë masë që kuptohet menjëherë nëse është e falso, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature Physics”.

Nuk është ende një realitet, por një eksperiment që është zhvilluar në Itali, pranë Institutit Kombëtar të Kërkimit Metrologjik (INRIM), në bashkëpunim me Politeknikun e Milanos, universitetin izraelit të Tel Avivit dhe atë britanik të Bristolit.

Studimi i financuar nga Shoqata Evropiane e Instituteve të Metrologjisë, EURAMET, tregon për herë të parë se është e mundur të llogariten fenomente që ndodhin në botën pafundësisht të vogël pa influencuar gjendjen e objektit që po vëzhgohet.

Ky është një rezultat që për autorët e kërkimit, e vë fizikën kuantike përballë një pikë kthese vendimtare, në atë masë sa për të riparë disa prej themeleve të saj.

Madje shumë rëndësi kanë aplikimet e mundshme që do e bënin edhe më të sigurt kalimin e të dhënave delikate, si dhe në krijimin e një monedhe të pafalsifikueshme.

Ky hap i rëndësishëm u krye duke nxjerrë nga sirtari një teori të harruar prej rreth 30 vitesh.

E quajtur “masë mbrojtëse”, teoria parashikon se nga vetëm një grimcë dritë (foton) mund të merret i njëjti informacion që deri tani merrej vetëm nga shumë grimca.

Verifikimi eksperimental i kësaj teorie erdhi vetëm tani, falë eksperimentit të koordinuar nga grupi i Optikës Kuantike të institutit INRIM, drejtuar nga Marco Genovese./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…