Home Art, Kulture dhe Argetim “Takime shqiptare”, çelet në Vjenë ekspozita e artistëve Destan dhe Barbara Gashi

“Takime shqiptare”, çelet në Vjenë ekspozita e artistëve Destan dhe Barbara Gashi

10PRISHTINË, 21 prill/ATSH/.- “Takime Shqiptare” titullohet ekspozita e skulptorit Destan Gashi dhe piktores Barbara Gashi, e hapur në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Austri.

Ky cikël skulpturash mermeri të realizuara kohët e fundit nga artisti i njohur Destan Gashi prezantojnë femrën shqiptare me kostume tradicionale nga rajoni i Hasit.

Ambasadori Sami Ukelli, i cili bëri hapjen e ekspozitës tha se është kënaqësi që kemi artistë të tillë si Destan dhe Barbara Gashi. “Sot po prezantojmë veprat e dy artistëve të veçantë dhe jam i lumtur që pranuan ftesën tonë për të prezantuar punën e tyre këtu,” tha ambasadori Ukelli.

Një nënë duke i dhënë gji foshnjës në djep, vajza hasiane duke bartur ujin veshur me kostumet e tyre tradicionale, janë vetëm disa prej skulpturave që duken jashtëzakonisht reale dhe pasqyrojnë fuqinë dhe bukurinë e femrës së dikurshme shqiptare. Këto skulptura janë realizuar në gurë të fortë mermeri të marrë në Kosovë dhe Austri.

“Duke i krijuar këto skulptura kam qenë jashtëzakonisht i motivuar. Nuk mund të ndalesha. Guri i përzgjedhur është tepër i fortë, mirëpo me dashuri të madhe dhe vendosmëri është gdhendur”, ka thënë skulptori.ekspozita_1230

Krahas skulpturave u ekspozuan dhe pikturat e Barbara Gashit. “Ju po shikoni këtu një lojë skulpturash dhe pikturash që e plotësojnë njëra – tjetrën sikur ne të dy që e kompletojmë njëri – tjetrin”, tha piktorja Gashi, e cila është partnere në jetë dhe krijimtarinë e Destan Gashit.

Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin përfaqësues të ambasadave të huaja në Austri, përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Vjenë dhe adhurues të artit nga komuniteti diplomatik internacional dhe austriak. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 21 prilli deri më 10 maj. Kjo ekspozitë do të hapë një cikël eventesh kulturore që Ambasada e Kosovës në Austri do të organizojë. Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë, njoftoi se këto evente planifikohet të ndodhin çdo dy muaj dhe do të prezantojnë artin dhe krijimtarinë e krijuesve shqiptarë për vendasit dhe të tjerët që janë të interesuar për kulturën tonë./Kosovapress/k.s/

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…