Home Sporti Strakosha apo Berisha? Menaxheri shqiptar tregon më të mirin

Strakosha apo Berisha? Menaxheri shqiptar tregon më të mirin

3 min read
0
36

TIRANË, 2 Shkurt/ATSH/- Pak kush ndër menaxherët shqiptar njeh më mirë sekretet e futbollit italian dhe protagonistët kuqezi përtej Adriatikut. Një prej tyre është Sokol Haxhia. Menaxheri i njohur operon prej rreth 10 vitesh në Itali dhe monitoron me vëmendje shumë futbollistë që janë atje . Një prej emrave që ai ka ndjekur nga afër, edhe falë miqësisë që ka me babanë e tij, është portieri aktual i ekipit të Lazios, Thomas Strakosha.

Haxhia ka treguar për “LLSN”, se si e sheh evolucionin e portierit shqiptar, për të cilin ka bindjen absolute se është më i fortë jo vetëm se babai i tij, por edhe se portieri aktual i Shqipërisë, Etrit Berisha. “Lazio si klub duhet marrë për shembull sa i përket rritjes së Strakoshës. Kur luajti te Salernitana, pas 2-3 gabimeve dukej si një portier i dobët. Bardhekaltrit u treguan inteligjentë duke e kthyer në shtëpi, ndoshta ndonjë klub tjetër do ta kishte çuar në Lega Pro. Në fund prodhuan një nga portierët më të fortë në Itali dhe si rrjedhojë në europë e botë. Duke qenë shqiptar dhe duke parë lidhjen që ka me Taren, i cili e solli në Romë, nuk mendoj se do ta shesin ndonjëherë. Në një klub tjetër, pa Taren, mund të kishte mijëra kërkesa dhe pritshmëri më të mira. Sipas meje është më i fortë se Berisha, i cili luan titullar në kombëtare sepse ka më shumë eksperiencë./af//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arbi Fortuzi
Load More In Sporti
Comments are closed.

Check Also

SPORT – Zidane: Mund të largohem nga Reali

MADRID, 18 shkurt /ATSH-AA/ – Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gjasa që …