Home Bota SPORT – Maradonës i ndalohet hyrja në SHBA

SPORT – Maradonës i ndalohet hyrja në SHBA

1 min read
0
18

BUENOS AIRES, 2 shkurt /ATSH-AA/ – Digeo Armando Maradona, ish-ylli i futbollit argjentias, nuk ka marrë vizë hyrëse për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi viza i është refuzuar për shkak të qëndrimeve të shprehura në një emision televiziv kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Trampin nuk e shoh si politikan. Më ngjason me figurat e filmave të animuar. Kur e shikoj në TV e mbyll”, kishte deklaruar Maradona.

Maradona ishte nisur për në Miami, ku duhej të merrte pjesë në seancën dëgjimore të ish-bashkeshortes së tij në gjykatë.

Në SHBA ai nuk jeton që nga viti 1994.

Argjentinasi i famshëm është i njohur edhe për miqësinë e gjatë me Fidel Castron, ish-udhëheqësin e Kubës. Në paraqitjet e tij të fundit publike ka vlerësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arian Jorgaqi
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2018

RAYONG (Tajlandë) – SHBA dhe Tajlanda zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake &#…