Home Bota SPORT – Mancini: Ëndërroj të fitoj një kupë bote si trajner i Italisë

SPORT – Mancini: Ëndërroj të fitoj një kupë bote si trajner i Italisë

2 min read
0
15

MILANO, 11 janar /ATSH-AFP/ – Ish-futbollisti italian, Roberto Mancini do të dëshironte të bëhej trajneri i ekipit të Italisë, për të përmbushur ëndrrën e tij për të fituar një kupë bote, deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.

Mancini, 53 vjeç, bën pjesë tek favoritët për të pasuar Giampiero Ventura, shkarkuar në nëntor, pas dështimit të italianëve për t’u kualifikuar në Botërorin 2018 në Rusi.

Presidenti në ikje i federatës italiane të futbollit njoftoi dje se emri i trajnerit të ardhshëm nuk do të zbulohej para muajit qershor.

“Kam një ëndërr, atë për të fituar një kupë bote në kohën si trajner, atë që nuk kam mundur ta bëj në kohën si lojtar”, deklaroi trajneri aktual i Zenitit.

“Unë kam qenë në fushë për 40 vjet, si lojtar dhe si trajner. Kam punuar me klubet e mëdha dhe kam fituar. Por të jesh trajner është diçka e bukur. Kjo do të ishte një nder, një burim besimi. Dhe të fitosh Kupën e Botës apo në një kampionat evropian kjo do të ishte edhe më shumë”, theksoi ai.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Mancini është renditur i treti gjatë Kupës së Botës 1990, që është zhvilluar në Itali, me Kombëtaren./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Eva Cani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…