Home Bota SOFT NEWS – Merkel personazhi më i famshëm edhe për… fëmijët gjermanë!

SOFT NEWS – Merkel personazhi më i famshëm edhe për… fëmijët gjermanë!

1 min read
0
23
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

AMSTERDAM, 12 janar /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel është më e njohur mes nxënësve gjermanë se sa Adolf Hitleri, sipas një anketimi të zhvilluar sot.

Instituti Amsterdam për Studimet Gjermane pyeti rreth 3 000 nxënës të moshës 11-19 vjeçare të listojnë sa më shumë gjermanë të famshëm që munden.

Kancelarja gjermane ishte përgjigja më e shpeshtë, me Hilterin në vend të dytë.

Në një anketim të ngjashëm të zhvilluar në vitin 2010, Hitleri ishte gjermani më i famshëm.

Për sa i përket librave, ai i Hitlerit, “Mein Kampf” ishte libri gjerman më i njohur, me atë të Bernhard Schlink, “The Reader”, në vend të dytë.

Sipas këtij anketimi 88 për qind e studentëve nuk kishin dëgjuar për asnjë autor tjetër gjerman./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…