Home Lajme Nga Vendi Situata politike- Deputetja Bregu takon ambasadorin Lu

Situata politike- Deputetja Bregu takon ambasadorin Lu

breguluTIRANË, 21 Prill/ATSH/-Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit në parlament, deputetja Majlinda Bregu, u takua të premten me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, me të cilin diskutoi rreth situatës politike në vend.

“Me ambasadorin amerikan ndamë shqetësimin për situatën politike sot në Shqipëri, që nuk është një situatë normale dhe që nuk ka se si të mos ngjallë edhe shqetësimin e gjithë partnerëve tanë, përfshirë SHBA-në dhe BE-në”, tha pas takimit Bregu, deputete e PD-së.

Ajo tha se edhe vizita në Tiranë të martën e ardhshme e kryetarit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, lidhet me arritjen e një kompromisi mes palëve për situatën politike.

“Zyrtari i PE-së po vjen me dëshirën e mirë për t’i ulur palët për të gjetur një kompromis për mbylljen e kësaj situate politike, duke respektuar kërkesat e secilës palë. Se çfarë do të ndodhi unë këtë nuk di, por dua të them që ky mjerimi që ne u japim kaq peshë individëve në këtë vend, të marrë fund njëherë e mirë”, tha ajo. /a.s/ /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Anila Struga
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…