Home Lajme Nga Vendi Si të kombinoni fustanin e kuq, këshilla për një pamje femërore dhe elegante

Si të kombinoni fustanin e kuq, këshilla për një pamje femërore dhe elegante

come-abbinare-un-abito-rossoTIRANË, 19 prill/ATSH/.- Jo gjithmonë është e lehtë të dish të kombinosh një fustan të kuq, modele që mbizotërojnë si në koleksionet e verës edhe në ato të dimrit, nga të gjitha markat më të pëlqyera.

E kuqja është një ngjyrë e gjallë që kombinohet me shumë tonalitete , duke bërë të mundur të keni veshje për ditën, mbrëmjen dhe festive me shumë klas dhe fëmërore.

Por si ta kombinoni një fustan të kuq me këpucët dhe aksesorët? Zbulojmë bashkë sugjerimet fashion më interesante.

Si të kombinoni një fustan të kuq të gjatë me këpucë dhe aksesorët

Tashmë kemi parë si të kombinojmë të kuqen dhe e dimë që një nga nuancat më të kërkuara është e zeza. Për të kombinuar sa më mirë një fustan të kuq të gjatë, mjafton të bazoheni tek këpucët e zeza në mënyrë që të përshtaten me stilin e përgjithshëm të pamjes suaj: fustanet e kuq të gjatë mund të kombinohen edhe me sandale.

Por edhe këpucët bezhë janë perfekte me një fustan të kuq, mbi të gjitha ngjyrë mishi ose kremi.
Veshja e dimrit me fustane të kuq të gjatë kombinohet mjaft mirë edhe me çizmet e kamoshit, në nuancat e të zezës, bordosë, ose kafes. Çfarë mund të hidhni supeve me një fustan të kuq? Zgjidhni modele me tonalitetet e bezës, ose për të bërë kontrast zgjidhni të zezën, duke i kombinuar edhe me ngjyrat e aksesorëve.kuq

Kombinimet për një fustan të shkurtër të kuq

Për të kombinuar një fustan të kuq të shkurtër zgjidhni këpucët e ulëta. Fustanet e shkurtër me frutulla që këtë vit janë një tendencë e vërtetë shkojnë me këpucët e zeza me majë, ose bezhë, por mund të zgjidhni edhe gjysëm çizmet .
Me një fustan të kuq më mirë çorape të zeza apo ngjyrë mishi? Përgjigja ëstë se të parat janë të preferuara për sezonin e ftotë, mbi të gjitha nëse zgjidhni xhaketa dhe aksesorë në të njëjtat nuanca.

Çorapet e çelëta janë më të përshtatshme për periudhën e pranverës, preferohen nëse i kombinoni me këpucë ngjyrë mishi dhe fustan të kuq, por edhe modelet ne ngjyrë floriri dhe argjendi./k.s/

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…