Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

2 min read
0
41

TIRANE, 27 Korrik/ATSH/- Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. Një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Majlinda Dhuka, zv/sekretare e përgjithshme e Këshillit të Ministrave, ndodhet në Kroaci ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë në fushën e bujqësisë.

Qëllimi i takimeve është nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Agjencive përkatëse të Shqipërisë dhe Kroacisë, si edhe nxitja e partneritetit në projekte të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të integrimit evropian.

Burime zyrtare të ambasadës shqiptare në Kroaci, bënë të ditur se gjatë këtyre takimeve është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural nga Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë, përfaqësuar nga drejtorja e përgjithshme, Frida Krifca dhe Agjencisë së Pagesave për Bujqësinë, Peshkimin dhe Zhvillimin Rural të Kroacisë, përfaqësuar nga drejtorja e përgjithshme, Matilda Copić.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i ambasadës së Shqipërisë në Zagreb, Ilir Qorri./a.gjonaj//a.ke/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Pritje shtetërore, Thaçi: Vizioni i Kosovës anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB

PRISHTINË, 18 Shkurt /ATSH- I. Vata/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar sot…