Home Interesi Njerezor Shpella e Lepenicës ose Shpella e Shkruar, një destinacion për turizmin historik

Shpella e Lepenicës ose Shpella e Shkruar, një destinacion për turizmin historik

shpella TIRANË, 18 Prill / ATSH / – Shpella e Shkruar e Lepenicës ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.

Ajo u bë e njohur për studiuesit dhe vizitorët pas viteve 1970.

Në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.

Në faqet e brendshme të shkëmbit tavanor gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike.
Vizatimet janë realizuar me bojë minerali ngjyrë kafe dhe datohen në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit.
Ato flasin për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.

Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar e bërë studime personalitete të shkencës si Prof.Myzafer Korkuti, Prof.Dhimitër Shuteriqi, Dr.Shpend Bengu,etj.

Sot, kjo shpellë vizitohet nga studiues dhe kurioz spelolog, por edhe nga turistë të zakonshëm që kërkojnë të njihen me natyrën dhe historinë. /n.l/ /a.g/

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Interesi Njerezor
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…