Home Lajme Nga Vendi “Shpella e Fshehur” shumë pranë Tiranës, një destinacion i ri turistik

“Shpella e Fshehur” shumë pranë Tiranës, një destinacion i ri turistik

shpellaTIRANË, 16 Mars / ATSH / – Është një shpellë që nuk është shumë e madhe dhe ende jo shumë e njohur për vizitorët.

Ka një gjatësi afërsisht 150 metra.

E veçanta e saj është se ka një hyrje shumë të ngushtë dhe më pas hapet brenda me një lartësi 15 deri në 17 metra.

Stalaktitet dhe stalagmitet janë që në hyrje të shpellës e deri në fund të saj.

Gjendet në kufirin midis Elbasanit dhe Tiranës. Është shumë lehtë e arritshme nga pjesa e Kërrabës.

Shpella është  e fshehur në mes të pyjeve të dushkut dhe është shumë e vështirë të gjendet pa udhërrëfyes ose  pa ndihmën e banorëve vendas.
Cilësohet si një  nga shpellat më të bukura në zonen e Tiranes dhe të zonës rreth saj.

Agjenci të ndryshme turistike nisen çdo ditë nga Tirana në drejtim të këtyre monumenteve  natyrore tepër tërheqëse.

Udhëtimi është i këndshëm dhe çmimi i leverdisshëm. /a.ke/

 

 

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…