Home Bashkite ne fokus Shëndeti oral – Më shumë se 70 % e nxënësve në Lezhë kanë probleme

Shëndeti oral – Më shumë se 70 % e nxënësve në Lezhë kanë probleme

2LEZHË, 20 Mars/ATSH/.- Shëndeti oral tek fëmijët në Lezhë është mjaft i nënvlerësuar dhe paraqitet si tejet problematik.

Më shumë se 70% e fëmijëve në shkolla kanë probleme të dukshme, por mungon konsultimi me mjekët stomatolog. Statistikat janë prezantuar nga nëndrejtori i Shëndetit Publik në Lezhë, Besmir Frroku, gjatë një aktiviteti me nxënësit në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Oral.

3Shkaqet e kësaj situate janë të ndryshme, por mjeku stomatolog Kol Prenga evidenton 3 arsyet kryesore të deformimeve dhe problemeve të shëndetit oral që kanë fëmijët e Lezhës. Sipas tij, duke përjashtuar deformimet e lindura, problemet e tjera vijnë kryesisht nga përdorimi i panevojshem i biberonit, thithja e gishtit dhe thithja e gjuhës.

Gjatë aktivitetit që drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë zhvilloi me nxënësit e shkollave është bërë e ditur se ky shërbim mund të merret falas për femijet 0 -14 vjeç, ndaj edhe kanë apeluar ndaj prindërve që t’i familjarizojnë fëmijët e tyre me mjekët stomatolog, në mënyrë që të shmangen problemet në të ardhmen me shëndetin oral./m.m/

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Bashkite ne fokus
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…