Home Bota SHBA – Uashingtoni: Trump konfirmon pezullimin e sanksioneve për çështjen bërthamore iraniane

SHBA – Uashingtoni: Trump konfirmon pezullimin e sanksioneve për çështjen bërthamore iraniane

1 min read
0
16
Shtëpia e Bardhë

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-AFP/ – Preidenti amerikan, Donald Trump do të konfirmojë pezullimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit të hequra në kuadër të marrëveshjes mbi bërthamoren, por për herë të fundit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Nga ky çast në skadencën e radhës së pezullimit të sanksioneve, në 60 ditë, ai synon të punojë me partnerët tanë evropianë mbi një marrëveshje në vijim që synon të forcojë kushtet e tekstit të arritur në vitin 2015 me Teheranin dhe fuqitë e tjera të mëdha”, deklaroi për median një përgjegjës i lartë i administratës amerikane.

Nga ana tjetër, Thesari amerikan vendois sot sanksione të reja të shënjestruara kundër 14 personave apo subjekteve iraniane kryesisht për shkelje të të Drejtave të Njeriut./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…