Home Bota SHBA – Trump: Duhet të mbyllen hapësirat në marrëveshjen bërthamore me Iranin

SHBA – Trump: Duhet të mbyllen hapësirat në marrëveshjen bërthamore me Iranin

1 min read
0
14
Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot një marrëveshje me evropianët për të mbyllur hapësirat e tekstit të vitit 2015 mbi bërthamoren iraniane, në të kundërt SHBA-ja do të tërhiqet nga ky angazhim ndërkombëtar.

“Ky është shanci i fundit. Në mungesë të një marrëveshje të tillë, SHBA-ja nuk do të pezullojë sërish sanksionet kundër Iranit që të qëndrojë në marrëveshjen mbi bërthamoren iraniane”, paralajmëroi presidenti amerikan në një komunikatë.

“Nëse në çdo çast vlersoj se një marrëveshje e tillë nuk është brenda mbikëqyrjes tonë, do të tërhiqem nga marrëveshja menjëherë”, kërcënoi ai.

Nga ana tjetër, Thesari amerikan vendois sot sanksione të reja të shënjestruara kundër 14 personave apo subjekteve iraniane kryesisht për shkelje të të Drejtave të Njeriut./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…