Home Shkence dhe Teknologji Sateliti “Beidou” prodhohet i gjithi në Kinë

Sateliti “Beidou” prodhohet i gjithi në Kinë

1 min read
0
25

PEKIN, 3 Janar/ATSH/.- Kryeprojektuesi i satelitit “Beidou” u shpreh se tani Kina ka aftësi të prodhojë të gjitha pjesët kyçe të sistemit të navigimit Beidou duke përfshirë përforcuesin e përçimit të valës, kontrolluesin e burimit elektrik me fuqi të lartë etj.

Ai shtoi se ekipi i tij ka zotëruar të gjitha teknologjitë kryesore për krijimin e rrjetit Beidou në po të njëjtin standard si sistemi amerikan GPS.

Kina planifikon të krijojë sistemin Beidou të pozicionimit e navigimit global deri në vitin 2020 dhe do të bëhet vendi i tretë pas SHBA-së e Rusisë që ka sistemin e vet të navigimit.

Këtë vit do të lëshohen 18 satelitë Beidou në shërbim të të gjitha vendeve të nismës “Një brez, një rrugë”./CRI//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Shkence dhe Teknologji
Comments are closed.

Check Also

SOFT NEWS – Në katër makinat ikonë, pronarit të Benzit i pëlqen vetëm një… Mercedes!

DETROIT, 23 janar /ATSH / – Në katër automjetet më të preferuara të pronarit të “Mer…