Home Shkence dhe Teknologji Samsung prezanton televizorët e rinj lifestyle në Paris

Samsung prezanton televizorët e rinj lifestyle në Paris

samsungTIRANË, 15 Mars/ATSH/- Samsung Electronics zbuloi sot detaje të reja rreth linjës së saj premium të televizorëve QLED dhe “The Frame” në një event global lançimi të TV në Paris, duke treguar edhe një herë lidershipin e Samsung në përcaktimin e së ardhmes së argëtimit në shtëpi nëpërmjet teknologjisë së përparuar.

“Në Samsung, ne përpiqemi t’i pajisim klientët tanë me teknologjinë më të avancuar për të ofruar një përvojë të pakrahasueshme shikimi dhe dizajn të përparuar që plotëson jetën e tyre të përditshme”, tha HS Kim, president i “Visual Display Business” në Samsung Electronics. “Me dizajnin special, funksionalitetet smart dhe cilësinë e imazhit, linja e re e 2017 e çon televizionin në një epokë të re.”

Samsung përzgjodhi Parisin, “Qytetin e Dritave”, si vendin e zbulimit të “TV-së së Dritës”, një titull që i jepet TV QLED për shpërndarjen në mënyrë optimale të niveleve të ndriçimit dhe përvojës vizuale. Realizimi i eventit pranë Karuselit të Luvrit gjithashtu theksoi fokusin që ka Samsung në konceptin e TV-it lifestyle, të përfaqësuar nga dy veprat e artit TV QLED dhe “The Frame”.

Televizorët e fundit QLED janë dizenjuar duke patur në mendje konsumatorin dhe janë fokusuar në adresimin e tre drejtimeve kyçe – të njohura si Q Style, Q Smart dhe Q Picture. Edhe këtë herë Samsung ka punuar me Yves Behar, një dizenjues i njohur Zvicerian, për të krijuar televizorin inovativ “The Frame” dhe u ofron konsumatorëve një kryevepër elegante që padyshim kombinohet në mënyrë perfekte me pjesën e brendshme të çdo shtëpie.
/a.gjonaj//m.m/

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Shkence dhe Teknologji
Comments are closed.

Check Also

KAZAKISTAN – Anija kozmike ”Sojuz” niset drejt ISS-së me një rus dhe amerikan në bord

BAJKONUR, 20 prill /ATSH-AFP/ – Një anije kozmike ”Sojuz” që kishte në b…