Home Bota REPUBLIKË ÇEKE – Të paktën tre të vdekur dhe 45 të plagosur në një aksident me autobus në Pragë

REPUBLIKË ÇEKE – Të paktën tre të vdekur dhe 45 të plagosur në një aksident me autobus në Pragë

1 min read
0
16

PRAGË, 12 janar /ATSH-AFP/ – Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur, ku disa janë në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti që ndodhi sot mes një autobusi dhe një veture në Horomerice (lagje në periferi të Pragës), sipas burimesh policore.

“Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova.

Sipas një bilanci të ri, aksidenti ka shkaktuar gjithashtu edhe 45 të plagosur, mes të cilëve pesë në gjendje të rëndë.

Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…