Home Kryesor Rama: Rezultati i nxënësve shqiptarë në programin PISA, rezultat i reformës në arsim

Rama: Rezultati i nxënësve shqiptarë në programin PISA, rezultat i reformës në arsim

2 min read
0
76

rama-komunikimiTIRANË, 11 Dhjetor /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin e Javës” në rrjetin “Facebook” ka cilësuar si tregues të suksesit të reformës në sistemin arsimor rezultatin e arritur nga nxënësit shqiptar në programin PISA.

Këtë javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve, PISA, është një vlerësim ndërkombëtar i standartizuar. Vendi ynë u rendit jo thjesht më mirë se anjëherë tjetër, por në një pozicion ku la pas plot 21 vende të tjera, ndër të cilat dhe vende që në shumë aspekte janë më të përparuara sesa i yni. Brenda këtij lajmi të mirë ka plot të dhëna inkurajuese, sikundër dhe plot mësime. Interesante është se nëse do llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave atëherë Shqipëria do të ishte në një pozicion edhe më të mirë. Vendet e tjera që do ishin pas do të ishin 24. Lum kush ka vajza.Në përdorimin e kompetecave shkencore kemi një rritje me 18 pikë krahasuar me edicionin e mëparshëm.Shqipëria është e katërta.Rezultati i Shqipërisë në këtë program ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve 15 vjeçarë ka qenë befasues për shumëkënd”, shprehet Rama. /gj.m/f.n/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…