Home Kryesor Rama: Pas Shtëpisë së Bardhë edhe DASH kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e 18 qershorit

Rama: Pas Shtëpisë së Bardhë edhe DASH kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e 18 qershorit

Screenshot_1TIRANË, 21 Prill /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se, pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Kryeministri Rama ka postuar në rrjetin social Facebook, njoftimin e plotë të DASH.

“KUSH GËNJEN (22)

Pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, shkruan Kryeministri Rama. /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…