Home Ceshtjet Sociale Pranimi në Universitet, vihet sërish mesatarja minimale 6

Pranimi në Universitet, vihet sërish mesatarja minimale 6

universitetTIRANE, 20 Prill/ATSH/- Mesatarja minimale për tu pranuar në Universitet do jetë përsëri 6. Qeveria ka vendosur ditën e djeshme që të mos rritë mesataren minimale për tu pranuar në Universitet.

“Kanë të drejtën të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë kandidatët që kanë përfunduar me sukses nivelin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare minimale për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018, të jetë 6 “, përcakton vendimi i qeverisë.

Nota mesatare për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:

a)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit  në  arsimin e  mesëm të lartë.
b)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore. /a.g/

Load More Related Articles
Load More By Almarina Gegvataj
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…