Home Aktualitet Përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vetting-ut

Përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vetting-ut

1 min read
1
80

TIRANË, 12 Janar/ATSH / – Ecja përpara me zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe procesin e “Vetting”-ut ishte tema e takimit mes Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku me përfaqësuesit e misionit “EURALIUS”.

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i vetting-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Bashkëbiseduesit theksuan njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë.

Prokurorja e Përgjithshme garantoi mbështetje pakufi që reforma në drejtësi në Shqipëri të realizohet shpejt dhe me efikasitet. /gj.m//m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…