Home Bota PARIS – Woerner: Privatizimi i ISS jorealist, pavarësisht planit amerikan

PARIS – Woerner: Privatizimi i ISS jorealist, pavarësisht planit amerikan

2 min read
0
10

PARIS, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Privatizimi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) është jorealist, deklaroi kreu i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), Jan Woerner, në prag të planeve të SHBA-së për të ndërprerë fondet e ISS në 2025.

“Tërësia e operacionit të Stacionit Hapësinor kushton shumë shtrenjtë”, deklaroi Woerner.

Propozimi i djeshëm i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë do t’i japë fund financimit, ndërkohë që ka gjasa që laboratori orbital t’u dorëzohet operatorëve privatë.

ISS, që lëviz në orbitë, 400 kilometra mbi Tokë, aktualisht mbështetet nga agjencitë hapësinore amerikane, ruse, japoneze dhe europiane.

Komponenti i parë i stacionit hapësinor u vu në zbatim në vitin 1998 dhe ndërtimi i tij vazhdoi deri në përfundim të programit amerikan të hapësirës, në vitin 2011.

Woerner theksoi se partnerët ishin angazhuar në financimin e ISS deri në vitin 2024 dhe se Shtëpia e Bardhë kishte propozuar përdorim e mëtejshëm të tij.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Atila Ismailaj
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2018

RAYONG (Tajlandë) – SHBA dhe Tajlanda zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake &#…