Home Aktualitet PARIS – Cazeneuve: Asgjë nuk duhet të pengojë zgjedhjet presidenciale

PARIS – Cazeneuve: Asgjë nuk duhet të pengojë zgjedhjet presidenciale

PARIS, 21 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, gjatë një takimi me këshillin kombëtar të sigurisë mbi mbrojtjen e vendit, deklaroi se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të së dielës nuk duhej të prishej nga sulmi në Champs-Elysees.

“Asgjë nuk duhet të pengojë këtë moment demokratik që është themelor për kombin tonë”, tha Cazeneuve duke bërë thirrje për unitet kombëtar, pas vdekjes së një oficeri të policisë gjatë sulmit që u pretendua se ishte shkaktuar nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik.

“Ne nuk duhet të heqim dorë nga frika apo manipulimi. Sepse këtë shpresojnë armiqtë e republikës”, theksoi Cazeneuve.

“Këshilli shqyrtoi masat për sigurimin e zgjedhjeve, që do të përfshijë vendosjen e rreth 50 000 policëve dhe oficerëve të armatosur, me njësi ushtarake të ndërhyrjes së shpejtë, në gatishmëri“, tha kryeministri. /a.i/ a.jor.

Load More Related Articles
Load More By Atila Ismailaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

BRUKSEL – BE: Rivlerësim i marrëdhënieve me Turqinë

BRUKSEL, 24 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johnnes Hahn u sh…