Home Aktualitet PARIS – Belgjika kishte njoftuar Francën për atentatorin e Champs Elysees

PARIS – Belgjika kishte njoftuar Francën për atentatorin e Champs Elysees

 PARIS, 21 prill /ATSH-AFP/ – Një njoftim për kërkim nga shërbimet sekrete belge që shënjestronte një person, i kishte mbërritur shërbimeve franceze dje, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Brendshme pa konfirmuar një lidhje me atentatin kundër policëve në Champs Elysees.

Nga ana tjetër grupi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin e të enjtes në mbrëmje ku një polic u vra, duke e prezantuar sulmuesin si “Abu Yussef belgu”.

Por, sipas burimeve pranë hetimit, agresori që është vrarë është një francez, 39 vjeç, që ishte objekt i një hetimi antiterrorist./ /G.S/  a.jor.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

BRUKSEL – BE: Rivlerësim i marrëdhënieve me Turqinë

BRUKSEL, 24 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johnnes Hahn u sh…