Home Ceshtjet e Mjedisit Niveli i ndotjes akustike në qytetin e Kukësit, brenda normales

Niveli i ndotjes akustike në qytetin e Kukësit, brenda normales

kuksTIRANË,21 Prill / ATSH / -Një prej 3 qyteteve ku  u realizua  monitorimi i zhurmave për herë të parë është dhe qyteti i Kukësit pas Pogradecit dhe Tiranës.

Monitorimi është realizuar në 2 stacione monitorimi, Bashkia dhe Stacioni i Autobuzave. Monitorimi është realizuar për të matur nivelin ekuivalent të presionit akustik për ditën (LAeq) nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°.

Aparati i përdorur për matjet e nivelit të zhurmave urbane ishte i tipit Analyser Nor 140 Datalogger me një korigjim ± 1.5 dB (A) dhe si kalibrator OSHA Tip GenRad 1562-A .

Nga analizimi i të dhënave të monitoruara duke e krahasuar me normën ditën (55 dB) dhe natën (45dB), u vërejt  se ka  tejkalim të normës ditën vetëm në stacionin e autobuseve me 6% ku vlera e monitoruar është 58.13 dB nga 55 dB që është norma ditën, ndërsa natën nivelet e zhurmave janë nën normë.

Në stacionin e Bashkisë nivelet e zhurmave janë nën normë si ditën dhe natën,njoftohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Ceshtjet e Mjedisit
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…