Home Lajme Nga Vendi Neymar: Ja pse qava pas eliminimit nga Champions

Neymar: Ja pse qava pas eliminimit nga Champions

neymarTIRANË, 21 Prill/ATSH/-. Neymar Jr. nuk po kalon një kohë të mirë, ashtu si Barcelona. Kështu ishte pas eliminimit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi brazilian është prekur rëndë pas mbarimit të supersfidës së kthimit çerekfinale dhe shpërtheu në lotë përpara kamerave. Një ditë më vonë ai donte për të shpjeguar gjithçka përjetoi dhe ndjeu: “Britma e mbrëmjes ndaj Juventusit do të bëhet gëzimi i mëngjesit të ditës së nesërme.

Çdo gjë ndodh dhe jeta vazhdon. Ajo që nuk mund ta humbisni është gëzimi i jetës duke luajtur futboll. Çfarëdo rezultatesh të të dalin përpara, gjithmonë duhet ta ngresh kokën, tam bash atë lart”, – shkroi Neymar në rrjetin e tij social. Përveç kësaj, braziliani i Barcelonës i dërgoi një mesazh mikut të tij dhe ish-shokut të skuadrës, Dani Alves, i cili ishte një nga ata, që e ngushëlluan në fushë, teksa ishte i përlotur: “Edhe unë të dua vëlla, të uroj gjithë lumturinë e botës”./af/

Load More Related Articles
Load More By Arbi Fortuzi
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…