Home Rajoni Kosova Mustafa: Të gjithë krenohemi me historinë e komunitetit turk

Mustafa: Të gjithë krenohemi me historinë e komunitetit turk

21mustafaPRISHTINË, 21 prill/ATSH/.- Në konferencën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në qeverinë e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa tha të premten, se këtë ditë e konsideron ditë të gjithë qytetarëve të Kosovës, pasi ndajmë të kaluarën e përbashkët, të tanishmen e përbashkët dhe fatin e përbashkët për të ardhmen.

“Historia e komunitetit turk është histori me shumë tradita të mira, me të cilën të gjithë krenohemi, po ashtu është një histori e begatshme. Kjo është vlerë e jona e përbashkët, është pasuri e vendit tonë dhe këtë pasuri jemi të përkushtuar ta ruajmë dhe ta shtojmë edhe më tutje, të vazhdojmë që mbi këto pasuri tona të përbashkëta ta ndërtojmë Kosovën demokratike, të fortë të integruar në BE, NATO dhe në bashkëpunim të përhershëm me SHBA-në”, tha Mustafa.

Kreu i qeverisë shtoi se duke shënuar Ditën e komunitetit turk, po respektojmë një histori të pasur, por edhe një të kaluar të vështirë, ku sfidat dhe problemet gjithmonë janë ndarë dhe tejkaluar bashkërisht nga shqiptarët, turqit dhe komunitetet tjera.

Ministri i Administratës Publike, njëherësh kryetar i partisë turke KDTP-së, Mahir Yagcilar theksoi se ndihet krenar dhe i lumtur që po shënojnë Ditën e komunitetit turk, meqë sipas tij, kjo ditë është pjesë e pavarësisë së Kosovës dhe pjesë e historisë me të re të vendit.

“Komuniteti turk dhe ne përfaqësuesit politik në këto vite pas luftës kemi kontribuar në shtet-formimin e Kosovës”, tha Yagcilar.

Por, përfaqësuesit e popullit turk në Kuvendin e Kosovës paraqitën edhe sfida dhe probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët që ata përfaqësojnë. Deputetja e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës Mufera Shinik ka paraqitur disa nga problemet në të cilat hasin, si në aspektin e punësimit, arsimimit, zhvillimit të aktiviteteve kulturore në mungesë të kushteve e tjera.

Sipas saj, edhe pse në Kushtetutën e Kosovës dhe në ligjin për komunitete janë të garantuara të drejtat e tyre, zbatimi në praktikë po hasë në probleme.

Artisti Et’hem Baymak nga Shoqata e shkrimtarëve, ngriti problemin e përkrahjes së aktiviteteve kulturore që organizon komuniteti turk në Kosovë, sepse nuk janë duke përfituar asgjë nga Ministria e Kulturës.

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Çaush Balaj, tha se populli turk në Kosovë është pjesë e bashkësisë së vendit tonë duke luajtur një rol të rëndësishëm të shoqërore, politik e kulturor. Gjithashtu, sipas tij, komuniteti turk ka dhënë kontribut të madh në të gjitha fazat e tranzicionit.

Pas shpalljes së Pavarësisë, 23 prilli është caktuar si Dita e Komunitetit Turk dhe në Ligjin për festat zyrtare është si ditë e shënuar. /Kosovapress/k.s/

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…