Home Ekonomi, Biznes dhe Finance MEI, sipërmarresit interes për energjinë diellore

MEI, sipërmarresit interes për energjinë diellore

paneTIRANE, 20 Prill /ATSH/- Në Shqipëri janë rritur aplikimet për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore.

Ministria e Energjisë bën të ditur se, kërkesa e parë ështe depozituar për një central në zonën e Topojës në Fier. Nje investim private me një fuqi të instaluar deri në 2 megavat, pothuajse sa një hidrocentral i vogël.

Eksperte te energjisë shprehen se, deri tani janë bërë dy aplikime dhe po vazhdon një i tretë, në lidhje me investime në ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore. Fuqia e tyre arrin deri në 2 megavat, brenda pritshmerive te parashikuara.

MEI ben te ditur se, energjia nga dielli po kthehet në një mundesi të leverdisshme për qytetarët. Një çati me panele diellore mund të mbulojë një konsum mesatar mujor prej 500 kilovatësh. Prodhimi zgjat deri në 25 vite dhe kostoja mbulohet brenda 8 viteve të para. Për investime të tilla nuk nevojitet licenca nga ERE, madje energjia e tepërt mund të hidhet në rrjetin e OSHEE-së. /e.xh/ /a.g/

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…