Home Ceshtjet e Mjedisit Mbi 300 të rinj nga Universiteti i Durrësit, kalojnë fundjavën në Kepin e Rodonit

Mbi 300 të rinj nga Universiteti i Durrësit, kalojnë fundjavën në Kepin e Rodonit

kepi TIRANË, 18 Prill / ATSH / – Monumenti i Natyrës dhe i historisë, Kepi i Rodonit dhe njëkohësisht bregdeti që lag gjuhën e dalë në formë gadishulli të këtij kepi është  vizituar nga rreth  300 studentë  të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës që kanë kaluar të organizuar fundjavën në këtë plazh të bukur dhe vend historik.

Të rinjtë janë organizuar në form pikniku ku dhe ushqimin e festës së tyre e kanë sjell me vete. Të shoqëruar nga organizatorët dhe pedagogët e tyre,ata u njohën me vlerat historike të kalasë që gjendet aty por edhe të kishës e manastireve rreth tij.

Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452. Ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhe në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa mjeshtra raguzianë të ndërtimit.

Pas vdekjes së Skënderbeut kalaja u mor nën kontroll nga Venediku, i cili në vitet 1500, kur Durrësi nisi të kërcënohej nga osmanët, ndërmorën punime për rindërtimin e saj. Qëllimi I ndërtimit të kësaj kalaje ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili kontrollohej nga Venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim.kepi1

Vite më vonë pasi u pushtua prej turqve kalaja e Rodonit nuk u shfrytëzua më për qëllime ushtarake. Për tu mbrojtur ajo kërkonte punime plotësuese por ishte edhe pre e lehtë për tu goditur nga artileria e anijeve të luftës.

Kështu ajo u braktis për tu quajtur një relike e kohës së shkuar, u lanë jashtë kujdesit për tu shndërruar në atë gjendje që e shohim sot.

Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qënë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout.

Kisha e Shën Ndout,  sipas legjendës flitet se këtu ka kaluar një pjesë të kohës së saj motra e Skënderbeut, Mamica. /n.l/ /a.g/

 

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Ceshtjet e Mjedisit
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…