Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Mbahet në Tiranë tryeza e dialogut: “Një rikonfigurim i ekonomisë kryesore: Fundi i epokës së tregtisë së lirë?”

Mbahet në Tiranë tryeza e dialogut: “Një rikonfigurim i ekonomisë kryesore: Fundi i epokës së tregtisë së lirë?”

18052206_10211250583832757_1244949037_oTIRANE, 21 Prill/ATSH/-Aleanca për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Qendrën ekonomike të Austrisë organizuan një tryezë dialogu me temë “Një rikonfigurim i ekonomisë kryesore: Fundi i epokës së tregtisë së lirë?”

Tryeza e Dialogut është pjesë e një turneu përgjatë 45 kryeqyteteve në Europë dhe Kaukaz, nga Skandinavia në Shqipëri nga Spanja në Ukrahinë.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici duke folur rreth populizmit dhe ndikimit në ekonomi, pohoi se edhe ne jemi pjesë e kësaj ekonomie, edhe pse me një ndikim modest

Eksperti i ekonomisë, ish ministër i Financave, Arben Malaj vuri në dukje se ekonomia ka prodhuar rritje, por polarizimi ndikoi dhe në ndarjen e pasurisë dhe rritjen ekonomike. “Rritja ekonomike pa ulur varfërinë dhe papunësinë janë elemente të populizmit”, tha ai.

Gazetari Alfred Lela gjatë bisedimit theksoi se populizmi në çdo vend dhe të gjithë globin ka ndikim në forma të ndryshme./a.gjonaj/ /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…