Home Ceshtjet Sociale Materniteti “Koço Gliozheni”, përgënjeshtron lajmet e rreme mbi vdekjen e foshnjave

Materniteti “Koço Gliozheni”, përgënjeshtron lajmet e rreme mbi vdekjen e foshnjave

2 min read
0
21

TIRANE, 12 Janar/ATSH-Z.Tosku/-“Në maternitetin “Koço Gliozheni” nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre”.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale, Materniteti “Koço Gliozheni” ka bërë të ditur se “në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj”.

Pas disa informacioneve  të publikuara në media dhe portale të ndryshme në cilat thuhej se kishin vdekur 10 foshnje për shkak të mungesës së inkubatorëve dhe mirëmbajtjes së tyre.

“Ekipi i Maternitetit “Koço Gliozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarde të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale”, thuhet në reagimin zyrtar. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…