Home Ceshtjet Sociale Lejet mjedisore, kompetencë e Urdhërit të Punonjësit të Mjedisit

Lejet mjedisore, kompetencë e Urdhërit të Punonjësit të Mjedisit

4 min read
0
12

TIRANE, 13 Shkurt /ATSH/- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Andrea Maliqari, nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen e  bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e mbojtjes së mjedisit, që parashikon dhënien e ekspertizës së stafit akademik për lejet mjedisore.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Klosi theksoi se ka ardhur koha që licencimi i ekspertëve që hartojnë raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis të mos jetë më nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, por të bëhet nëpërmjet Urdhërit të Punonjësit Mjedisor, urdhër që duhet të ngrihet nga inxhinierë, teknicienë dhe ekspertë me mbështetjen e fakultetit të mjedisit.

Duhet të jetë pikërisht ky urdhër që të përcaktojë qartë kriteret e licencave për ekspertë mjedisorë dhe të vendosë rregullat se kush mund ta bëjë lejen mjedisore, duke iu dhënë në këtë mënyrë kompetencën teknicienëve.

Ndërsa roli i shtetit duhet të jetë jetë forcimi i kontrollit dhe penalitete më të forta për këdo ekspert që jep leje mjedisore jotransparente dhe në shkelje me ligjet e shtetit shqiptar.

I pyetur nga mediat mbi lejet mjedisore të HEC-eve, ministri Klosi u shpreh se ministria e Turizmit dhe Mjedisit po shqyrton të gjitha lejet e dhëna për HEC-et, ashtu sikurse po analizon të gjithë  situatën mjedisore në vend. “Stafet tona tashmë kanë filluar punë për të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për HEC-et. Ne nuk jemi kundër bizneseve, nuk jemi kundër frenimit të iniciativave private në shërbim të industrisë dhe biznesit, por gjetja e një ekulibri të qëndrueshëm është detyra jonë parësore”, tha ministri Klosi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Turizmit dhe Mjedisit pa nga afër dy laboratorët e rinj të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, konkretisht të Departamentit të inxhinierisë së Mjedisit dhe atij të Hidroteknikës.

Gjithashtu në kuadër të programit të gjelbërimit dhe kurorës së gjelbërt të shkollave, ministri Klosi bashkë me pedagogë dhe studentë mbollën simbolikisht disa fidanë në oborrin e këtij fakulteti.e.xh/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

VIDEO/ Toka mund të prodhojë pasuri

TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/- Toka prodhon pasuri. Ky ishte mesazhi që Kryeministri Edi Rama u …