Home Art, Kulture dhe Argetim Kumbaro reagon për zjarrin në Bibliotekën Kombëtare:Titujt e dëmtuar do të zëvendësohen

Kumbaro reagon për zjarrin në Bibliotekën Kombëtare:Titujt e dëmtuar do të zëvendësohen

Ministrja-e-Kulturës-Mirela-Kumbaro-mori-pjesë-në-një-aktivitet-të-organizuar-per-katalogonizimin-dhe-dixhitalizimin-e-fotove-të-trashëgimisë-kombëtare-Marubi-Shkoder-Foto-Gasper-MarkuTIRANE, 17 Mars/ATSH/- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro reagoi në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë kur një zjarr ra në katet e nëndheshme të Bibliotekës Kombëtare.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, Kumbaro siguron se të gjithë titujt e dëmtuar do të zëvendësohen ndërsa falënderon institucionet që ndërhynë në kohë për të shuar zjarrin duke mos lejuar që incidenti të shndërrohej në një tragjedi.

“Puna për identifikimin dhe restaurimin e titujve të dëmtuar do të vijojë pasi të kryhet gjithë procesi hetimor. Ministria e Kulturës do të nxjerrë një fond të posaçëm për të zëvendësuar titujt e humbur ose të dëmtuar, botime të pas viteve 2000 që fatmirësisht janë sërish në tregun e sotëm të librit”, shprehe ajo.

Veçanërisht ministrja falënderon zjarrfikësit e Tiranës, ku thekson se “nuk do të kishte qenë aspak e mundur të fashitej zjarri aq shpejt pa veprimin profesional të Shërbimit të zjarrëfikësve heroikë, të cilët në një kohë rekord bënë të mundur shpëtimin e vlerave të jashtëzakonshme kombëtare dhe jo vetëm”.

Më tej, ministrja e Kulturës kujton gjendjen në të cilën gjetën në vitin 2013 Bibliotekën Kombëtare me hapësira tejet të rrudhura.17362772_10212568743514944_2006559999788649213_n

“Mbi 1 milionë njësi librore e periodikë janë sistemuar e mirëmbahen nga “amvisat” e Bibliotekës Kombëtare në fondin e këtij institucioni, ku raftet janë të tejmbushura dhe ku prej 15 vitesh ka vijuar puna me raftet “imagjinare” të stivosjes së librave. Kjo situatë e krijuar dhe rënduar në vite është jashtë kushteve normale të ruajtjes së librave.

Ajo thekson se mjediset e ndërtesës “së vjetër” të Bibliotekës Kombëtare ishin kthyer prej vitesh në një magazinë të madhe të mbushur me thasë gjigandë librash të destinuar për t’iu nënshtruar procesit profesional të spastrimit, por që për paaftësi menaxhimi nuk ishte kryer derisa u kishin marrë frymën atyre mjediseve”.

17361637_10212568743474943_2641535513752453307_nNë vitin 2015 Ministria e Kulturës realizoi një investim prej 200 mijë eurosh për sistemin e ri të digjitimit të Bibliotekës falë të cilit arritëm, shton Kumbaro, nga 5884 fletë deri në vitin 2013 të digjitojmë vetëm në dy vjet rreth 230 000 faqe, ose 40 herë më shumë, duke iu afruar lexuesit përmes teknologjisë kudo ku ai ndodhet.

Në përfundim, Kumbaro thotë se “ne nuk kemi asnjë dilemë që do t’i shkojmë deri në fund zgjidhjes së kësaj çështjeje sepse Kultura duhet të mbrohet me çdo kusht”. /a.g/

Load More Related Articles
Load More By Almarina Gegvataj
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…