Home Aktualitet Kukan: Negociatat për Shqipërinë duhet të ishin hapur më parë

Kukan: Negociatat për Shqipërinë duhet të ishin hapur më parë

4 min read
0
834

TIRANE, 13 Shkurt/ATSH/- Eurodeputeti Eduart Kukan deklaroi sot se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por duhet lobim në të gjitha vendet anëtare të BE”.

I pranishëm në takimin e 12-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, i cili po mbahet në Tiranë, Kukan tha se “kemi një opinion të qartë mbi situatën në vend dhe mendoj se është pozitive për mua se ka një unitet për të gjithë partitë politike në lidhje për mirëpritjen e hapjeve të negociatave për Shqipërinë”.

“Sigurisht kjo është inkurajuese për vendin. Nuk është vetëm në Parlamentin Europian, por të gjithë janë entuziastë për çështjen e integrimit. Kjo kërkon punë më të madhe, pozicion më të unifikuar me të ardhmen e zgjerimit. Kështu që duhen argumente të prekshme që ne mund t’i përdorim në debatet tona në parlament. Njerëzit thonë se shpresojnë që do të kemi një lajm të mirë nga Këshilli Europian në fillim të qershorit dhe shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete për të gjithë ne, sepse ju, thjesht e meritoni këtë dhe mbase është me vonesë, duhet të kishin filluar këto negociata”, theksoi Kukan.

Kukan shtoi se “negociatat janë shumë burokratike, shumë të lodhshme, ndaj dhe ju duhen persona të kualifikuar që duhet të përbëjnë një ekip të fuqishëm dhe të jeni të gatshëm për të ndjekur të gjithë momentet dhe për të treguar se e meritoni”.

Ai theksoi më tej se “është e mundur të fitohet koha e humbur, por në këtë ushtrim duhen përpjekjet jo vetëm të ekipit negociator, por përfshirje nga të gjithë. Pra do të ishte mirë t’a filloni këto lloj përgatitje, por në radhë të parë duhet të bindim Këshillin, pasi është Këshilli që vendos dhe merr vendim dhe nuk kam dyshim që Komisioni do të propozojë hapjen e negociatave”.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Ilir Vata
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2018

RAYONG (Tajlandë) – SHBA dhe Tajlanda zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake &#…