Home Rajoni Kosova Kosovë-Shqipëri, projekte të përbashkëta në të mirë të mjedisit

Kosovë-Shqipëri, projekte të përbashkëta në të mirë të mjedisit

3 min read
0
19

PRISHTINË, 12 Janar /ATSH-B.Jashari/.- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës, Albena Reshitaj, tha sot se pas një takimi që pret të ketë me homologun nga Shqipëria, Blendi Klosi, do të shqyrtojnë mundësitë se si do të zhvillohen projektet e përbashkëta ndërmjet institucioneve qendrore e lokale në të mirë të mjedisit.

Në një takim të ministres kosovare me një delegacion të Kukësit, ku ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u diskutua për projektet e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve lidhur me menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimin e lumit Drin.

Ministrja Reshitaj e informoi delegacionin mbi projektet konkrete që janë parashikuar për mjedisin e që në mënyrë indirekte do të ndikojnë edhe në territorin e Kukësit.

“Ne e kemi marrë me seriozitet çështjen e lumit Drin, duke u angazhuar për një zgjidhje të qëndrueshme. Kemi një donacion prej 1.5 milion euro për pastrimin dhe rregullimin e shtratit”, u shpreh ajo.

Ministrja kosovare e informoi delegacionin nga Shqipëria për nënshkrimin e vendimit për vënien nën mbrojtje paraprake të një pjese të Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmicës, si zonë potenciale për t’u shpallur si vlerë e mbrojtur e natyrës – zonë e mbrojtur ndërkufitare.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi ministren Reshitaj për vullnetin për bashkëpunim si dhe për angazhimin dhe punën e saj konkrete sa i përket mbrojtjes së mjedisit./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Kosova në Sesionin e parë të APKiE-së, në Strasburg

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-B.Jashari/.- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në …