Home Rajoni Kosova Kosovë- Kryediplomati Hoxhaj në Washington, takime me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të amerikanë

Kosovë- Kryediplomati Hoxhaj në Washington, takime me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të amerikanë

ministri-hoxhajPRISHTINË, 20 Mars /ATSH-B.Jashari/.- Pas dy ditësh qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar në Washington.

Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, ministri Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me ShBA-në.

Po ashtu, kryediplomati kosovar do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjeratë në Atlantic Council.

Gjatë qëndrimit dyditor në New York, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës.

/f.n/

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Thaçi i përgjigjet Hahn: Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë

TIRANË, 24 Prill /ATSH- I. Vata/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot se Komis…