Home Rajoni Kosova Kosovë- Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Kosovë- Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

auto-arres1492760478PRISHTINË, 21 prill/ATSH/.- Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Dragusha e Blerim Maçastena.

Sipas Policisë, sot rreth orës 09:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar dy urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për sigurimin e prezencës së dy personave në seancë gjyqësore.

“Urdhëresat janë e nxjerrë në muajin prill të këtij viti, dhe në to janë specifikuar detyrimet, për policinë, që të pandehurin V.D dhe B.M, me datën 21.04.2016, të dërgohen në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën themelore. Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, thuhet në komunikatën e Policisë./KosovaPress/k.s/

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…