Home Rajoni Kosova Kosova do të vazhdojë përkrahjen për komunat e Luginës së Preshevës

Kosova do të vazhdojë përkrahjen për komunat e Luginës së Preshevës

2 min read
0
7

PRISHTINË, 12 janar/ATSH/.- Kryeministri Ramush Haradinaj, shprehu sot përkrahjen e Kosovës për banorët dhe autoritetet lokale në tri komunat e Luginës së Preshevës.

Gjatë një takimi me udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun, Haradinaj theksoi se “duhet të forcohen lidhjet dhe të vazhdojë komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe avancimin të zhvillimit e fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme”.

Kryeministri u njoh edhe me gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e përkrahjes së Luginës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Kosova
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…