Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Kontrolle në tregun e shitjes së gazit, gjobiten 183 subjekte

Kontrolle në tregun e shitjes së gazit, gjobiten 183 subjekte

2 min read
0
37

TIRANE, 12 Janar /ATSH/- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka intensifikuar monitorimin dhe kontrollin e tregut të shitjes së gazit në vend, për zbatueshmërinë e rregullave dhe standardeve në subjektet tregtare.

ISHTI bën të ditur se gjatë vitit 2017, ka gjobitur në total 183 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, të cilët janë gjetur në shkelje të rregullave teknike.

Numri më i madh i tyre është shënuar gjatë muajve të verës, kur rreziku është edhe më i lartë për shkak të temperaturave. 2 muajt që kryesojnë listën janë pikërisht korriku dhe gushti me respektivisht 50 dhe 62 gjoba.

Masa e gjobave të vendosura përgjatë gjithë vitit  varion nga 50 mijë  deri në 500 mijë lekë, ndërkohë që vetëm për 6-mujorin e dytë të vitit shuma totale e tyre arrin në rreth 41 milion lekë.

Sa i takon shkeljeve të konstatuara, ato lidheshin përgjithësisht me mungesën e dokumentacionit, mungesën e Projektit Teknologjik të rezervuarit të gazit apo edhe mbushje bombolash për përdorim familjar në kundërshtim me ligjin. e.xh. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…